Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar nga 47 kandidatët që janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës, 26 janë tërhequr nga subjektet politike.
Drejtori i kësaj zyre, Yll Buleshkaj, ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma janë në mesin e subjekteve që nuk i kanë zëvendësuar kandidatët, njofton Klan Kosova.
“LDK, PDK, Lista Serbe dhe Partia Rome e Bashkuar”, i kanë zëvendësuar këta kandidatë”, është shprehur Buleshkaj.