A ju kujtohet Ivana Knoll, “Miss Kroacia”, që i mahniti të gjithë gjatë Kupës së Botës “Katar 2022”? Gjatë një interviste për portalin amerikan TMZ, bukuroshja kroate sqaroi synimin e saj për të mos qenë një meteore e thjeshtë në botën e futbollit, duke nxjerrë në pah idetë e saj shumë të qarta:
“Do të doja të bëhesha ambasadore e FIFA-s për Botërorin e ardhshëm, ose për një kombëtare të madhe. Zakonisht nuk pranoj gjithçka që më ofrohet, sepse më pëlqen të punoj vetëm me njerëz të nivelit të lartë. Dua të përfaqësoj diçka që më pëlqen, jo vetëm atë për të cilën paguhem”.
Bukuroshja kroate – Ndër historitë e ndryshme te Kupës së Botës që u luajt në Katar, një vend te caktuar e ka zënë “sfilata” e Ivana Knoll, modelja dhe influencuesja 30-vjeçare, ish-Miss Kroacia, e cila para fillimit të turneut kishte idenë t’i kushtonte një muaj jete ekspozitës masive të saj në Katar për përdorim të fotografëve dhe kameramanëve.
Ndeshjet e futbollit të kombëtares kroate, për të cilën Ivana deklaron se është një tifoze e madhe, dhe paradat e gëzueshme nëpër rrugët e Dohas, mes tifozëve shumëngjyrësh të pranishëm në Kupën e Botës, ishin sfondi për ekspozimin e tepruar në baza ditore.
Një angazhim në gjysmë të rrugës mes pushimeve dhe vetëpromovimit që i ka dhënë dividendë, duke qenë se fytyra e Knoll-it është bërë e famshme në çdo cep të planetit, ndërkohë që profili i saj në Instagram është rritur nga 600 mijë ndjekës para Kupës së Botës në mbi 3 milionë aktualisht.
Me pak fjalë, modelja i ka bërë mirë llogaritjet e saj dhe është shlyer në mënyrë të kënaqshme, duke pasur parasysh kontratat që do të mund t’i marrë në vazhdimësi, për shkak se ka sfiduar rreziqet dhe rregullat strikte që ka një vend si Katari për veshjen e femrave.
Thjesht mendoni për të gjitha frikërat në prag të shtypjes së mundshme të sjelljes që konsiderohet “në kundërshtim me moralin”, e kuptuar jo vetëm si rrjedhje homoseksuale, por edhe si shfaqje e veshjeve diskrete. Me këto premisa, paraqitja me atë veshje e Ivana në ndeshjen e parë të Kroacisë, kur të gjitha mediat e quajtën “fanse seksi të Modric dhe shokëve të tij”, ishte “pagëzim zjarri” me autoritetet e Katarit.
Këto të fundit, në atë moment i shtruan vetes pyetjen nëse ia vlente apo jo ndërhyrja për të censuruar Knoll, me të gjitha pasojat e pashmangshme të publicitetit negativ në sytë e opinionit publik ndërkombëtar pas disa muajsh kritika për shkeljen e të drejtave nga Emiratet e Lindjes së Mesme.
Vendimi ishte që t’i jepej liria, ndaj për këtë arsye vazhdoi të shfaqej në tribunat e stadiumeve të ndryshme me veshje që i linin pak vend imagjinatës, duke mbajtur ngjyrat bardhekuq të kombëtares kroate. Ndërkohë, Ivana e gjeti veten të pushtuar nga një valë vëmendjeje e madhe në sferën e saj private.
Ajo zbuloi për “Daily Mail” se kishte marrë disa mesazhe private në Instagram, në të cilat lojtarët e angazhuar në Kupën e Botës e ftonin të “takoheshin”. Propozime reale, kuptimi përfundimtar i të cilave mund të merret me mend lehtësisht. Knoll tha gjithashtu se mori dhjetëra propozime për martesë, si dhe oferta të hapura seksuale, duke nënvizuar se ishte e tronditur që fansat mendonin se ajo ishte një
“vajzë e lehtë”. Ivana pohoi: “Unë thjesht po argëtohem me të gjithë. Mendoj se njerëzit më pëlqejnë sepse jam e bukur, nuk më intereson të takoj askënd këtu. Synimi im është t’i bëj njerëzit të buzëqeshin, kjo është e gjitha. Fansat që takoj kudo më duan, por kur shkoj në ndeshje tani, miqtë e mi nuk ulen me mua dhe lëvizin në vende të tjera për shkak të kamerave”.