Britma mes Sarës dhe DJ PM, prishet raporti mes tyre


Ditën e sotme Sarah ka diskutuar me banorët rreth marrëdhënies së saj me DJ PM.

Banori nga Kosova është afruar shumë me banoren e re, ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Antonelën duke e ngacmuar herë pas here dhe duket se kjo gjë e ka bërë paksa xheloze Sarën.

“U bëra xheloze për Pm pasi e shoh shumë të afruar me vajzat e tjera sidomos me Antonelën dhe Beniadën”, tha ajo.

Shumë nga banorët kanë dhënë mendimin e tyre për këtë situatë duke menduar se PM nuk po i jep mjaftueshëm siguri Sarës.

Sarah nga ana tjetër i ka thënë banorëve mos ta diskutojnë me këtë temë dhe ka sqaruar çdo gjë me PM duket e lënë marrëdhënien e tyre pezull.

Brenda shtëpisë së “Big Brother” ata do të kenë vetëm një raport shoqëror.

Teksa, nuk kanë munguar debatet e britmat mes tyre.