Brenda një dite vdesin 9 persona nga koronavirusi në Kosovë

Gjatë ditës së sotme kanë vdekur 9 persona nga koronavirusi duke çuar numrin e viktimave në 75 raste.

Ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thekson njoftimi i IKSHPK-së, në raportin 24 orësh.