Brenda një ditë më shumë të shëruar sesa të infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar  69 rastet e reja me koronavirus, teksa 75 persona janë shëruar sot.

Deri më tani, numri i të shëruarve në Kosovë ka shkruar në 1 246 raste.

“Sot më 25 qershor 2020, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1246 raste, kurse raste aktive 1144”, njofton IKSHPK-ja.