Brenda 24 orëve në SHBA regjistrohen 1200 viktima nga koronavirusi

Bazuar në të dhënat e Universitetit, John Hopkins, gjatë 24 orëve të fundit në SHBA janë regjistruar 1200 viktima të reja të koronavirusit.

Në anën tjetër numri i përgjithshëm i  të vdekurve në SHBA nga COVID-19 ka shkuar në 9.633.

E sipas të dhënave më të fundit në SHBA janë infektuar 337.0 72 persona.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar dje se amerikanët ende nuk e kanë përjetuar pikun e krizës së pandemisë së koronavirusit.