Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë shëruar nga koronavirusi 61 persona në Kosovë. Derisa janë konfirmuar 62 raste të reja shumica prej tyre nga Prishtina.
“Sot më 26 qershor 2020, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1307 raste, kurse raste aktive 1.143”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Ndryshe, deri më tani në vendin tonë me koronavirus janë infektuar 2494 persona me 44 raste të vdekjes, raporton Gazeta Stop.