Brazili me fitore spektakolare ndaj Koresë së Jugut kalon në çerekfinale

Brazili ka fituar me lehtësi ndaj Koresë së Jugut (4-1) në ndeshjen e 1/8 së finales në Kampionatin Botëror duke marrë vizën për në çerekfinale.

Vinicius Junior e hapi serinë e golave që në minutën e shtatë për të vazhduar me golin e Neymar nga penalltia (13’).

Goli i radhës ishte nga Richarlison (29’), ndërsa Lucas Paqueta e vendosi rezultatin e pjesës së parë (36’).

Një gol nderi për Korenë e Jugut e shënoi Seung-Ho Paik në pjesën e dytë (76’).

Në çerekfinale, Brazili do të luajë kundër Kroacisë që e mposhti Japoninë në të tetën e finales.