Mbi 112 milionë euro është vlera remitencave që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin mars 2024.
Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre për tre muaj, sipas vlerësimeve, ka arritur në 284.07 milionë euro.
Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 64.46 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 23.34 për qind dhe bankat me 15.20 për qind.
Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 314.83 milionë euro, duke shënuar rritje prej 2.11 milionë euro krahasuar me shkurtin e 2024-së.
Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.87 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 74.14 milionë euro.
Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit mars 2024 janë rritur për 9.26 milionë euro, duke arritur vlerën e 564.49 milionë eurove.
● 112.13 milionë euro, vlera e dërgesave nga mërgata për muajin mars 2024
● 284.07 milionë euro, vlera preliminare për tre muaj e remitancave
● 64.46%, dërgesat përmes IFJB-ve
● 314.83 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimeve
● 2.87 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale
● 564.49 milionë euro, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiar
● 60.36% kreditë e ekonomive familjare, sektori mikrofinanciar