Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka folur për efektet nga Plani për Zbatim të Lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se lidhur me këtë janë licencuar tetë degë/zyra të institucioneve financiare, si dhe gjashtë zyra të institucioneve financiare jobankare dhe mikrofinanciare.
“Disa nga efektet e Planit për Zbatim të Lehtësuar të zbatuar gjatë periudhës tre mujore, i cili kontribuoi në rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithëpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pashëndosha, janë paraqitur në vijim:
Janë licencuar tetë (8) degë/zyra të institucioneve financiare;
Një (1) zyrë bankare/degë në Leposaviq;
Një (1) zyrë e kompanisë së sigurimit (jojetë) në Leposaviq;
Gjashtë (6) zyra të institucioneve financiare jobankare dhe mikrofinanciare:
Një (1) në Leposaviq;
Një (1) në Zveçan;
Dy (2) në Graçanicë;
Një (1) në Shtërpcë;
Një (1) në Shillovë, Gjilan;
Janë vendosur 38 bankomatë/ATM/pajisje të vetëshërbimit financiar;
Janë kryer mbi 350 vizita dhe aktivitete promovuese (duke përfshirë Remote Banking);
Janë dhënë afër 11 milionë euro kredi”, thuhet në njoftim.