Ka shkuar në më shumë se 87 mijë numri i personave të infektuar me koronavirus jashtë Kinës, sipas Universitetit “Johns Hopkins”, ndërsa në Kinë janë 80 mijë e 860 të infektuar, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.
Numri i viktimave të koronavirusit jashtë Kinës deri më tani është 3 mijë e 241, ndërsa në Kinë 3 mijë e 208, pa i përfshirë katër raste në Hong Kong dhe një në Tajvan.
Ndryshe, Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara ka kërkuar që të anulohen të gjitha tubimet me më shumë se 50 pjesëmarrës gjatë tetë javëve të ardhshme. Qyteti i Nju Jorkut mori vendim që të mbyllen shkollat, kinematë, klubet e natës dhe hapësirat e tjera për zbavitje.
Në një dokument sekret të organeve të shëndetësisë në Britaninë e Madhe thuhet se 7.9 milionë persona mund të përfundojnë në spital shkaku i koronavirusit. Ekspertët shëndetësorë presin që virusi i ri të qarkullojë gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Argjentina i ka mbyllur kufijtë për të gjithë të huajt, ndërsa edhe shkollat janë mbyllur deri më 31 mars, shkruan “The Guardian”,