Nga dita e diel, më ftohtë dhe rënie e temperaturave.
Mundësi për reshje të dobëta shiu e bore. Në vise malore borë.
Situatës të motit të pandryshuar që po mbanë për disa ditës, në fundjavë pritet t’i vije fundit, kur nga Mesdheu afrimi i një cikloni sjell vranësira, e ndërkohë një front i ftohtë me masa të ftohta ajrore do të depërtojë mbi vend ditën e diel, që mund të sjell kushte edhe për reshje të dobëta shiu dhe fjolla bore.
Në fillim të javës më pas parashihet mot më i ftohtë, me vranësira, e ditën e martë me intervale më të gjata me diell. Në pjesën e dytë të javës depërtime të cikloneve nga Atlantiku veriore edhe përgjatë rajonit sjellin kushte për reshje të dobëta shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e ditën e hënë kur parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, indeksi do të zbres në vlera të mjaftueshme edhe të mira.