Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani prej muajsh është kthyer në një nga personat më të komentuar në mediat rozë.
Romanca e saj me aktorin dhe ish-banorin e Big Brother VIP, Donald Veshaj dhe më pas ndarja e tyre bënë buj të madhe ndërsa vazhdojnë të përfliten për një ribashkim.
Por, Bora është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, vetëm në Instagram ajo numëron një milion persona ku edhe sjell imazhe të ndryshme.
Foto: Bora Zemani/Instagram
Së fundmi, prezantuesja ka postuar fotografi duke treguar se ka nisur pushimet në bregdet teksa shfaqet e veshur vetëm në bikini.
30-vjeçarja shihet në formë të mirë dhe tejet atraktive derisa përshtati rroba banje me atlete dhe një kapele sportive.
Foto: Bora Zemani/Instagram
Të shumta ishin edhe komplimentet që prezantuesja mori në hapësirën e komenteve nga ana e fansave dhe miqve të saj.
Ndërkohë, nëna e një djali krahas angazhimeve të tjera aktualisht po vazhdon të prezantoj emisionin e përditshëm “Përputhen”.
Foto: Bora Zemani/Instagram