BlockFi u dërgoi gabimisht qindra Bitcoin përdoruesve të tij


Kompania e kriptovalutave BlockFi u dërgoi gabimisht qindra Bitcoin në vlerë milionëshe përdoruesve të tij, derisa tani ka kërkuar t’i kthejnë ato. Kompania dërgoi pagesa të Bitcoin në vend të dollarëve tek klientët dhe megjithëse po tenton t’i kthejë ato, një pjesë e përdoruesve tashmë i kanë tërhequr. Siç bëhet e ditur, një përdorues me sa duket ka marrë 700 Bitcoin, shkruan theindependent.

“BlockFi mbart rezerva humbjesh si pjesë e politikave të tijë të kontabilitetit dhe kjo është pjesë e rezervave ekzistuese të humbjeve. Kjo s’ka ndikim negativ në kapitalin ose operacionet e vazhdueshme të platformës”, ka thënë Zac Prince, bashkëthemelues dhe drejtor i BlockFi-së.