Shumë pak persona mund të kenë fatin të blejnë një Ferrari. Por, midis atyre fatlumëve që mund të përballojnë çmimet stratosferike të markës italiane, ka edhe shumë të pakujdesshëm.
Këtë e vërteton një ngjarje që ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Një anglez, i cili sapo kishte blerë një Ferrari 488 GTB, me vlerë 300 000 euro, e përplasi makinën sapo doli nga koncesionari në Derby.
Vetëm 3 kilometra udhëtoi klienti me Ferrarin e tij fringo të ri, duke i shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme.
Policia e Derbyshire Roads postoi fotot e aksidentit në rrjetet sociale, por duke qenë se ishte data 1 prill, shumë menduan se bëhej fjalë për një gënjeshtër. Duke marrë shkas nga komentet, policia u detyruar të saktësonte se aksidenti kishte ndodhur me të vërtetë. /A2CNN/