Tre banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Mirdoni, Ardi dhe Blerandon kanë lënë anash debatet e ndodhura në shtëpinë e famshme duke folur rreth tema të ndryshme.
Ata kanë treguar për eksperiencat e tyre të para të puthjes dhe marrëdhënieve seksuale, duke i kthyer situatat në humor.
Teksa u pyet për përjetimin e puthjes së parë, Blerando befasoi me përgjigje duke thënë se asnjëherë nuk ka puthur një vajzë shqiptare.

“Unë kurrë nuk e kam puthë ndonjë shqiptare. Këtë e konstatova një ditë, se kurrë s’e kam pasur ndonjë lidhje me ndonjë shqiptare”, tha Blerando.
Kujtojmë që Ardi dhe Mirdoni janë banorët më të fundit që u bën pjesë e BBVK dhe llogariten si një konkurrent i vetëm.
Në të njëjtën kohë me ta pjesë e shtëpisë së famshme u bë edhe një tjetër banore nga Shqipëria, Miss Rose.