BKS shënon 11-vjetorin e themelimit


Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) në një ceremoni solemne ka shënuar 11-vjetorin e themelimit.

Greet Flore, sekretare Gjenerale e Keshillit të Byrove, tha se në aspektin teknik Byroja Kosovare e Sigurimit ka plotësuar kushtet për antarësim në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Drejtori i Byrosë Sami Mazreku, ka paraqitur para mysafirëve të arriturat gjatë dy vjetëve sa udhëheq me këtë institucion. 

Ai tha se në këtë fazë kanë bërë korrigjimin e të metave të viteve të kaluar, duke eleminuar cdo ndikim të mundshëm politik dhe ndryshuar imazhin e Byros. 

Në vitin 2020 sipas tij, ndodhi mrekullia ngase kompanitë e sigurimeve e mbyllën vitin me bilan pozitiv. 

Sipas tij, janë përfunduar 12 mijë dosje dhe janë grumbulluar 11 milionë euro në emër të dëmeve nga automjete.

Si shtoi se numri i automjeteve të paregjistruara ka arritur në 4.5 dhe se janë plotësuar kushtet për anëtarësim në Këshillin e Byrove.

“Korrigjuam të metat që kam gjetur në këtë institucion të krijuar 11 vjet më parë. Eliminuam çdo ndikim të mundshëm politik. Në vitin 2020 tek ne ndodhi mrekullia kompanitë e mbyllën vitin me bilanc pozitiv. Ndryshuam imazhin e BKS. Arritëm të mbyllim 12 mijë dosje. Në emër të dëmeve nga automjete inkasuam 11 milionë euro”. 

“Nënshkruam marrëveshjen me Malin e Zi për njohjen polisave. Arritëm në 4.5% te automjeteve te paregjistruara. Tashme byroja e sigurimit ka plotësuar kushtet të jetë pjesë e Këshillit të Byrove. Po shpresojmë që me ndihëm tuaj edhe qytetarët do të lëvizin lirshëm”.