BKS-ja gati për pritjen e fluksin të mërgimtarve

Këtë fundjavë shumë bashkatdhetarë kanë filluar të vijnë në Kosovë. Të gjitha institucionet i kanë bërë përgaditjet për pritjen edhe pse tani është kohë pandemie. Edhe Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), i ka bërë të gjitha përgaditjet që mërgimtarët të pajisen me polisa të sigurimeve në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Për të shikuar mbarëvajtjen e procesit të pajisjeve me polisa të sigurimeve nga të shtunën mbrëma drejtori i Byros Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, ka vizituar një nga pikat kufitare ku numri i bashkardhetarëve është më i madh.

“Sonte ne erdhëm për të vizituar pikën kufitare në Dheun e Bardhë, ne si BKS jemi të përkushtuar që të jem ime bashkatardhetarët dhe për kosh të shkurtër i pajisim ata me polica. Siç dihet deri në fund të vitit policat janë pa pagesë, pasi që qeveria do t’i mbulojë ato”, tha Mazreku.

Sipas tij, bashkatdhetarët janë ata që çdo herë kanë qenë afër Kosovës duke kontribuar në forma të ndryshme.