BKS-ja apelon mërgimtarët që të marrin policën e sigurimit

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), u ka bërë thirrje mërgimtarëve që marrin policën e sigurimit, pasi është obligim ligjor.

Nga kjo organizatë kanë thënë se vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për lehtësim të qarkullimit, është vërejtur se në pikën kufitare në Morinë kanë hyrë edhe vetura me targa të huaja e që nuk e kanë marrë policën e sigurimit kufitar.

“Të dashur bashkatdhetarë pajisja me policë sigurimi siç e dini ju është edhe obligim ligjor në vendin tonë. Çdo dem që shkaktohet nga automjetet e pasiguruara, pala e dëmtuar në bazë të ligjeve kompensohet nga Fondi i Kompensimit, por më pastaj të gjitha mjetet e shpenzuara Byroja i rimburson nga pala që ka shkaktuar aksidentin”, thuhet në njoftimin për media.

“Andaj në momentin kur hy hyni në ketë pikë kufitare merrni policën e sigurimit në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe më pastaj ju keni mundësi që të njëjtën ta rimbursoni përmes platformës së krijuar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet tutje.