Bitcoin që nga fillimi i vitit 2021 ka nisur me rekorde të reja, ku për herë të parë ka tejkaluar vlerën prej më shumë se 30 mijë dollarë.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, vlera aktuale e kësaj kriptovalute është 38,558.69 dollarë, ku sipas kësaj rritje është afër kapjes së vlerës prej 40 mijë dollarësh.
Nga të dhënat, brenda 24-orëve vlera e tij është rritur me mbi 10 për qind, kurse brenda një jave është mbi 35 për qind.
Kjo kriptovalutë është katërfishuar në vlerë gjatë pandemisë COVID-19.
Vlera e Bitcoin u ngrit 300 për qind në vitin 2020 dhe vetëm në muajin e kaluar ajo u rrit 50 për qind.
Thyerja e rekordeve të kësaj kriptovalute, po drejtohet pjesërisht nga hyrja e investitorëve më të mëdhenj në treg.
Aktualisht vlera e tregut e kësaj valute ka tejkaluar 1 trilion, ku përbën rreth 70 për qind të tregut të këtyre valutave.