U desh pak kohë, por më në fund ndodhi: Një bitcoin aktualisht vlen më shumë se 20,000 dollarë.
Numri ka një domethënie të veçantë për ithtarët e kriptovalutës.
Më 17 dhjetor 2017, pas një periudhe të rritjes intensive, Bitcoin hyri në spektrin e 20,000 dollarëve, por u rrëzua fort në dy ditët e ardhshme, duke shkaktuar një rënie deri në 3200 dollarë.
Bitcoin u afrua përsëri disa herë këtë nëntor dhe dhjetor, por çmimi ndaloi afër 20,000 dollarë, i ndjekur nga disa rënie shumë intensive, transmeton Telegrafi.
Tani, megjithatë, ngritja e tij nuk ishte ndalur.
I nxitur nga një varg lajmesh të mira rritja e çmimit ishte e pandalshme.
Kriptovalutat tjera janë duke bërë mirë gjithashtu, me Ethereum që kushton 600 dollarë dhe XRP që kushton 0,46 dollarë – jo nivelet e tyre më të larta ndonjëherë, por goxha larg ngërçit që ishin në pranverën e kaluar.