Bitcoin po tregtohej rreth 43 mijë dollarë të premten në mëngjes, e cila ka rezultuar me zhvlerësim pasi ditën e djeshme tregtohej me 45 mijë dollarë.
Kriptomonedha është sjellë shumë si tregu i aksioneve, duke reaguar ndaj shifrave të inflacionit dhe shqetësimeve për norma më të larta të interesit.
Bitcoin është rritur me më shumë se 13 për qind deri më tani në muajin shkurt. Monedha reagoi pas lajmeve se inflacioni në SHBA u rrit me 7.5 për qind në muajin janar, duke rritur pritshmëritë që Rezerva Federale do të duhet të lëvizë me forcë për të “ftohur” ekonominë duke rritur normat e interesit, raporton foxnews.
Presidenti i Rezervës Federale të St. Louis, James Bullard sugjeroi se normat e interesit do të rriten edhe me 1 për qind deri në muajin korrik.
Ndërkohë, Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe për nga kapitali i tregut, po përpiqej të rikthehej të premten në mëngjes, pasi ra 4 për qind gjatë seancës së së enjtes.
Vëllimi i tregtimit të Bitcoin ka qenë në trend më të lartë dhe në përgjithësi ka qenë më i lartë se një javë më parë, bazuar në të dhënat e përpiluara nga CoinDesk. /Telegrafi/