Bislimi sot e nesër në Beograd, diskuton edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog dhe shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, në kuadër të vizitës dyditore në Beograd, sot do të marrë pjesë në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike me fillim nga ora 17:00, ndërsa ditën e premte, në një panel diskutimi në kuadër të “Belgrade Security Conference”.

Siç kanë bërë të ditur nga kabineti i Bislimit për Klankosova.tv, në njërën prej konferencave do të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Fokuset e diskutimit në këto konferenca do të jenë në integrimin evropian, perspektivën e rajonit dhe dialogun” thuhet në përgjigjen e tyre për Klankosova.tv.