Ish-ministri i Financave në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, Besnik Bislimi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Telekomin e Kosovës.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se paratë e ndara në kuadër të Pakos Emergjente nuk mund të përdoren për kontestet ligjore të kësaj ndërmarrje publike.
“Në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria Kurti, në masën e 4, ka ndarë 20 milionë euro si subvencionim për ndërmarrjet publike që ishin përballur me vështirësi financiare si pasoje e situatës emergjente të shëndetit publik. Masa kishte si synim ofrimin e likuiditetit të përkohshëm për këto ndërmarrje”, ka shkruar Bislimi.