Kryenegociatori Besnik Bislimi pas përfundimit të raundit të dialogut në Bruksel ka thënë se janë të habitur që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian ende nuk ka kërkuar që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese.“Në Bratislavë kemi dakorduar një marrëveshje që quhet aranzhimet mes Kosovës dhe BE’së për implementimin e qëndrim e 27 vendeve anëtare të BE’së. Rrjedhimisht titulli i asaj marrëveshje tregon që dakordimi ka të bëjë me zbatimin e kërkesave të BE’së dhe i përgjigjet kërkesave të BE’së. Për ne ka qenë e qartë se kjo është rruga për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Për ne është habi që edhe 8 ditë pas dakordimit në Bratislavë ende nuk kemi një letër shpjeguese qe kërkon heqjen e masave nga ana e Komisionit dhe Bashkimit Evropian” ka thënë Bislimi.