BINNI dhuron 27 llaptop për nxënësit për mësim online (Foto)

Kompania BINNI ka dhuruar të shtunën 27 llaptop për nxënësit e Komunës së Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se llaptopet  e dhuruar nga kompania BINNI do të përdoren për mësim oniline të nxënësve.

“Kompania e njohur BINNI ka sjellur sot 27 llaptop për nxënës për mësim online. Faleminderit dhe mirënjohës për zemërgjerësinë tuaj që çdo fëmijë vushtrrias të ketë mundësinë për mësim në kohë pandemie! Zoti ju ruajt e ju dhashtë mirësi!

Le të bëhemi bashkë, kontribuo edhe TI që çdo fëmijë të ketë kushte për mësim”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook.