Bimët lëshojnë tinguj kur janë të stresuara ose pa ujë

Ashtu si njerëzit, bimët gjithashtu bërtasin dhe lëshojnë tinguj të ndryshëm kur kanë dhimbje, ka pohuar një studim i ri.

I quajtur “tingujt e ajrit”, hulumtimi, i cili u botua në revistën “Cell”, vë në dukje se bimët, kur privohen nga uji ose stresohen, lëshojnë valë zanore ultrasonike në mënyrë që krijesat e tjera të mund t’i dëgjojnë, shkroi wionews.

Studiuesit vunë në dukje më tej se frekuenca e këtyre zhurmave është shumë e lartë për t’u zbuluar nga njerëzit, por ato mund të dëgjohen nga insektet, gjitarët e tjerë dhe ndoshta edhe bimë të tjera. Më tej ata thanë se tingulli i këtyre zhurmave ndryshon sipas disponimit të bimëve.

Hulumtimi u krye nga një ekip në Universitetin e Tel Avivit në Izrael.

“Ne zbuluam se bimët zakonisht lëshojnë tinguj kur janë nën stres dhe se çdo bimë dhe çdo lloj stresi shoqërohet me një tingull specifik të identifikueshëm”, thanë studiuesit.

Kur ishin të stresuara, si për shembull shkaktimi i dhimbjes ose mungesa e ujit, bimët bënin zhurma, të cilat kapeshin vetëm nga mikrofoni.