Befasi të madhe ka bërë Athletic Bilbao në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.
Bilbao të enjten në mbrëmje mposhti skuadrën e Real Madridit me rezultatin 2:1, falë dy golave të shënuar nga mesfushori Raul Garcia.
Garcia realizoi në minutën e 18-të dhe në minutën e 38-të nga pika e bardhë.
Thibaut Courtois e pranoi golin e 16 nga 18 penallti në të gjitha garat si portier i Real Madridit. Në pjesën e dytë, Real Madridi arriti vetëm ta ngushtojë epërsinë në minutën e 73-të nëpërmjet Karim Benzemas.
Në finalen e së dielës, Athletic Bilbao do të luajë kundër Barcelonës, që të mërkurën mposhti Real Sociedadin pas ekzekutimit të penalltive.
Real Madridi u mposht nga Athletic Bilbao për here të dytë në 23 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.