Nga data 13 mars, kur u shënuan rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri më sot, janë regjistruar gjithsej 1142 raste.
Pas më shumë se dy muaj, Kosova ka edhe 241 raste aktive.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga data 08 shkurt deri më 3 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1142 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 871 raste.
IKSHPK ka konfirmuar mbrëmë edhe 19 raste të reja me koronavirus dhe 24 persona të shëruar.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë.