Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 12168 të prekur, 3571 raste aktive

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në vend  është 12.168 raste nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 448 raste të vdekjes.

Gjatë ditës së djeshme (e premte) janë konfirmuar 162 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 10 persona humbën jetën, njofton Klan Kosova

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.571.