Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130.
Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik e universitar i Kosovës ka njoftuar se nga 426 pacientët që po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale, 313 janë të konfirmuar më COVID-19.
Në respirator janë 8 pacientë, me metodën CPAP janë duke u trajtuar 24 pacient ndërsa me oksigjen 287 pacientë.
Në klinikat e QKUK-së, janë të shtrirë 153 pacientë, prej të cilëve 108 janë të konfirmuar pozitiv me coronavirus, 108 janë konfirmuar negativ, kurse 18 janë ende të pakonfirmuar.
Ndërkaq, nëpër spitalet rajonale të shtrirë janë 273 pacientë, nga të cilët 205 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 2 janë negativ, kurse të pakonfirmuar janë ende edhe 56 pacientë.