Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar qytetarët se agjërimi i Ramazanit fillon të shtunën më 2 prill 2022.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 2 prill 2022.
Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me njëri tjetrin”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
BIK-u ka uruar besimtarët duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.
“Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, thuhet në njoftim.
Ndryshe Ramazani përfundon më 1 maj, dhe dita e parë e Fitër Bajramit do të jetë më 2 maj 2022.