Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar, si pasojë e rënies së skeleve të një ndërtese në qytetin e Gjilanit.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Të lënduarit në këtë rast jaën dërguar për trajtim në Spitalin e Gjilanit.
Lidhur me këtë është deklaruar edhe drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.
I njëjti ka deklaruar se pacientja ka lëndime në kokë dhe në trup dhe se po e presin realizimin e një CT, për të parë gjendjen totale.
Ai ka thënë gjithash se pacientja është ankuar për kokë-dhimbje.
“Është në spital duke u trajtu duke u ekzaminu pritet për ct ankesa për kokëdhembje ka lëndime të kokës lëndime në formë të shtypjes në kokë dhe në trup po është e vetëdijshme ka dhimbje të kokës që pritet me u kry”, ka shtuar ai.