Vlera e futbollistëve ka rënë dukshëm, derisa Mbappe vazhdon të jetë më i vlerësuari në botë
Kriza financiare në futboll për shkak të emergjencës së koronavirusit ka pasur efekt të menjëhershëm edhe te vlerat e futbollistëve në treg.
Portali i njohur “Transfermarkt”, nga ku referohet e gjithë bota në lidhje me çmimet e lojtarëve, ka publikuar listën më të shtrenjtëve të globit dhe uljen e çmimit të tyre në treg gjatë kësaj kohe të krizës për shkak të COVID-19 që ka paralizuar gjithë botën.
Askush nuk i ka shpëtuar krizës, as yje si Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar Junior, që tani kushtojnë më pak.
Mbappe, Sancho dhe Aleksander-Arnold janë ata që kanë pësuar uljen më të vogël të vlerës në treg.
Të tre në afatin kalimtar të ardhshëm do të kushtojnë 10% më pak se më parë, teksa ylli i PSG është ende lojtari më i shtrenjtë në glob.
Tetë të tjerët kushtojnë 20% më pak se më parë, përfshirë edhe Neymar, që këtë verë me shumë mundësi do kthehet në Barcelonë.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fillimin e afatit kalimtar të verës, por shifra mbi 200 milionë euro për të blerë vetëm një futbollist tani duket e paimagjinueshme.
Ndërsa ka nga ata që raportojnë se do të rrallohen edhe blerjet mbi 100 milionë euro, si pasojë e krizës që do të kaplojë gjithë botën për shkak të koronavirusit.