Sistemi në të gjitha pikat e kalimit kufitar të juglindjes me Maqedoninë e Veriut ra për disa orë këtë mëngjes, duke krijuar radhë të gjata.
Që prej orës 06:00, makinat kanë mbetur të bllokuara në doganën e Qafë Thanës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave të palës maqedonase.
Pala maqedonase punoi manualisht prej mëngjesit dhe kjo procedurë ka krijuar vonesa dhe radhë në kufi, por tashmë puna ka nisur normalisht.