Bie Qeveria e Malit të Zi

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë shkurtuar mandatin e Qeverisë.

Parlamenti malazez ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së shtetit malazez të udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, raporton rtcg.

Për shkarkimin e 63-vjeçarit, Krivokapiq kanë votuar 43 deputetë ndërsa 11 votuan kundër.

Theksojmë se paraprakisht kuvendi kishte votuar kundër shkurtimit të mandatit të vetë pasi që me shumicë të votave nuk ka hy as një rendin e ditës.

Fillimi i Kuvendit është vonuar me gati katër orë për shkak të seancës së Komisionit për Sistemin Politik, Gjyqësi dhe Administratë.

Ndryshe, lideri i URA-s, Dritan Abazoviq ka propozuar tashmë të krijohet një qeveri të re të pakicës, ku disa prej përfaqësuesve të minoritetet e kanë propozuar pikërisht Abazoviqin për kryeministër.