Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është duke vazhduar trajtimi i pacientëve të prekur nga koronavirusi.
Sipas të dhënave për 24 orët e fundit, në këtë spital janë të shtrirë 17 pacientë me COVID-19.
4 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse vetëm një pacientë është në gjendje më të rëndë.
Në 24 orët e fundit është shëruar një pacientë.