Bie nga teleferiku një grua në Brezovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën një grua ka rënë nga teleferiku në Brezovicë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Brezovicë, Shtërpcë, 07.03.2021-15:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga Ski lifti nga një lartësi. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjtë pas pranimit te ndihmës se parë – është transportuar në QKUK për tretman te mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Të tilla raste kur bien nga teleferiku në Kosovë janë mjaft të shpeshta.