Ka rënë nën 200, numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Nga raportimet e sotme rezulton se në tërë ShSKUK-në, ka të shtrirë 192 pacientë që po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19.
136 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë, kurse 21 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 41 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 17 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 10 pacientë
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 18 pacientë
Spitali i Pejës, 34 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 18 pacientë