Britania e Madhe ka raportuar për 170 të vdekur nga sëmundja COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet thanë se është shënuar ulje e numrit të rasteve ditore të vdekjeve, pasi kjo është shifra më e ulët që nga 24 marsi.
Vetëm një ditë më parë ishin raportuar 468 vdekje.
Numri më i lartë i vdekjeve brenda një ditë në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë më 21 prill kur u raportuan 1172 viktima.
Deri më tani në këtë vend janë regjistruar rreth 35 mijë të vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Mbretëria e Bashkuar është vendi i tretë në botë për nga numri i të infektuarve, i cili të shtunën arriti në 244,603.