Joe Biden është caktuar zyrtarisht kandidat presidencial i Partisë Demokratike gjatë kuvendit të kësaj partie, i përkrahur në formë virtuale prej disa prej politikanëve më me nam në SHBA.
Dy ish-presidentë të SHBA-së, Bill Clinton dhe Jimmy Carter, si dhe ish-Sekretari i Shtetit, republikani Colin Powell, e kanë mbështetur Bidenin.
Clintoni ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sjellur “kaos” në Zyren Ovale.
Biden ndodhet në epërsi në sondazhe në raport me Trumpin, në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.