Bideni nuk shpall fitoren pa përfunduar numërimi, shprehet i bindur në triumf

Joe Biden, kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një paraqitje publike, një ditë pas zgjedhjeve në SHBA, ka thënë se është i bindur që kur të përfundojë numërimi i votave, ai do të shpallet president i ri i SHBA-së.

“S’jam këtu që të deklaroj fitoren, por besoj se kur të përfundojë numërimi do të jemi fitues”, ka thënë ai në një fjalim drejtuar kombit amerikan.

Biden aktualisht po udhëheq 248:213 ndaj Donald Trumpit të Partisë Republikane, në vota elektorale. Atij i duhet të ruajë epërsinë në Michigan dhe Nevada për t’u shpallur president i ri i SHBA-së.