Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se këtë të premte është Dita e Amerikës me betimin e e tij dhe të Kamala Harris si zëvendëspresidente e Amerikës.
“Kjo është një ditë e demokracisë, një ditë e historisë dhe shpresës”.
“Për gjatë shumë viteve, Amerika ka qenë e testuar dhe ka kaluar shumë sfida. Sot, ne festojmë një triumf jo të një kandidati, por të një kauze, një kauze të demokracisë”, ka thënë Biden, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e inaugurimit”.
“Ne mësuam përsëri që demokracia është e çmuar. Demokracia është e brishtë dhe në këtë moment, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar”.
“Tani, në këtë tokë të shenjtë, para disa dite kishte dhunë e cila i tronditi themelet e Capitolit, ne bashkohemi si një komb, nën Zotin, për të kryer transferimin paqësor të pushtetit siç e kemi bërë për më shumë se dy shekuj “, ka thënë Biden, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e inaugurimit.
Ai ka falënderuar të gjithë presidentët që ishin para tij në krye të SHBA-së.
“Falënderoj paraardhësit e mi nga të dy palët që janë këtu sot, siç Clinton, Bush dhe Obama”.
Biden ka bërë të ditur se ish president Jimmy Carter, i cili është 96 vjeçar ia ka uruar detyrën e re në telefon edhe pse nuk ishte në ceremoninë e inaugurimt.