Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, për herë të dytë këtë muaj.
Këtë e bëri të ditur vetë presidenti në Twitter, duke thënë se kjo ndodh me një pakicë të vogël njerëzish.
“Nuk kam simptoma, por do të izolohem për sigurinë e të gjithëve përreth meje”, shkroi Biden.
Biden ditë më parë rezultoi dy herë negativ ndaj COVID-19, pasi që kishte qëndruar në izolim për pesë ditë.