Biden i ashpër ndaj Putinit: Rusia do paguajë çmim edhe më të lartë nëse vazhdon agresionin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka paralajmëruar se Rusia do të paguajë çmim edhe më të lartë nëse vazhdon agresionin, duke përfshirë sanksione më të forta.

Kështu ka bërë të ditur ai, në adresimin e tij të sotëm pas zhvillimeve që ndodhën mes Rusisë dhe Ukrainës, përcjell Klankosova.tv.

Tutje ai ka thënë se SHBA, do të punojnë me Gjermaninë për të siguruar që gazsjellësi Nord Stream 2 ‘’të mos funksionojë tutje’’.