Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka thënë se do t’i kërkojë amerikanëve që të mbajnë maska në 100 ditët e para të administratës së tij për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ai i ka thënë CNN se beson se do të ishte “reduktim i rëndësishëm” i rasteve të COVID-19 nëse çdo amerikan mban fytyrën të mbuluar, njofton Klan Kosova.
SHBA ka regjistruar 14.1 milionë dhe 276,000 vdekje nga COVID-19.
“Ditën e parë të inaugurimit do t’i kërkojë popullit mbajtjen e maskës për 100 ditë. Vetëm një 100 ditë, jo gjithmonë”.