Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris janë zgjedhur si “Persona të Vitit të revistës Time” të vitit 2020.
Dyshja demokrate mundi tre finalistë të tjerë: punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e frontit dhe doktor Anthony Faucin, lëvizjen racore të drejtësisë dhe presidentin amerikan në detyrë Donald Trump, i cili humbi garën për Shtëpinë e Bardhë.
“Time” ka zgjedhur personin më me ndikim të vitit që nga viti 1927, raporton BBC.
Joe Biden and Kamala Harris are TIME's 2020 Person of the Year #TIMEPOY https://t.co/o97QNlSBrl pic.twitter.com/KuoBoebBN4
— TIME (@TIME) December 11, 2020
“Për ndryshimin e historisë amerikane, për të treguar se forcat e ndjeshmërisë janë më të mëdha se furitët e ndarjes, për ndarjen e një vizioni shërimi në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harris janë personi i vitit 2020 të TIME”, shkroi kryeredaktori i Time – Edward Felsenthal.