Biden: Ajo që pamë dje nuk ishte mospajtim – ishte çrregullim

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka komentuar ngjarjes e zhvilluara në Washington, ku mbështetës të presidentit Donald Trump janë futur brenda hapësirave të Kongresit për ta penguar procesin e certifikimit të votave të Kolegjit Zgjedhor nga ana e ligjvënësve amerikanë.

Biden ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur dje nuk ishte mospajtim, por ishte çrregullim, njofton Klan Kosova.

“Ajo që pamë dje nuk ishte mospajtim – ishte çrregullim”.

“Ata nuk ishin protestues – ata ishin kryengritës dhe terroristë të brendshëm”.

“Do të doja të thosha se nuk e kemi ditur që do të ndodhë, por kjo nuk do të ishte e vërtetë”.