Katër deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës kanë dhënë betimin në nisje të seancës së sotme.
Faton Bislimi, Visar Hoti dhe Ismet Beqiri nga LDK si dhe Arbëreshë Krasniqi nga AKR janë betuar si deputetë pasi atyre iu ka ardhur radha pas lirimit të vendeve nga ish deputetët që kanë marrë pozita në Qeveri, njofton Klan Kosova.
Ligjvënësit e ri pasojnë Driton Selmanajn, Arban Abrashin, Armend Zemajn dhe Albulena Balaj-Halimaj.