Pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kanë dhënë betimin deputetët e rinj ,nga Lista Serbe.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha njoftuar për zëvendësimin e deputetëve nga Lista Serbe.
Deputetët e rinj do të zëvendësojnë deputetët e dorëhequr nga Lista Serbe pas vendimit për targa të Qeverisë së Kosovës.
Kët janë deputetët e rinj: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Olivera Zdravkoviq, Milan Joksimoviq, Ksenja Bozoviq, Rados Mihajlloviq, Nenad Radenkoviq, Svetisllav Jokiq e Biljana Maksiq janë deputetët e rinj që vijnë nga Lista Serbe. Zvelko Velkoviq është i vetmi deputet i ri që vjen nga partia Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.